Ratkoceri: Pika kufitare në Bllacë është shndërruar në ankth e tmerr për shqiptarët

Gazetari Arben Retkoceri me nje status në rrjetin social ka reaguar lidhur me pikën kufitare që është shndërruar në tmerr për shqiptarët. Ai flet për pikën kufitare në Bllacë.

Në vazhdim postimi i Arben Ratkoceri:

“Pika kufitare në Bllacë është shndërruar në ankth e tmerr për shqiptarët e dy anëve të kufirit për shkak të pritjeve e kolonave pafund në ndërkohë që në anën kosovare – kalohet “exspres”.
Ironia më e madhe është se që nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme e deri te polici në sportel – gati e gjithë hierarkia kufitare, janë shqiptarë.
Banaliteti shkon deri atje sa edhe pasaportat e bebeve kontrollohen dhe futen në sistem sikur të ishin kriminel. Mos të flasim për vonesat tjera të qëllimshme, sikurse janë “kontrollet e jashtëzakonshme” dhe pyetjet banale, e herë-herë maltertimet sidomos të udhëtarëve të Shqipërisë.

P.S. Edhe premtimi i disa viteve rresht për një pikë kontrolli të përbashket kufitar si në gjithë rajonin, ka fatin e njejtë si të autostradës 12 kilometërshe!” përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu