Reagimi i ashpër i Berishës: Të bashkohen të gjithë në PD për të zbuar “kalbësirën” që qeveris

Duke folur jashtë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish- lideri i kësaj force politike, Sali Berisha dha një mesazh të qartë për të gjithë figurat e vjetra që janë kritikë të Bashës.

Sipas Berishës duhet të ketë një bashkim kontributesh në PD për të larguar qeverinë “kalbësirë”.

“Unë nuk jam marrë me statutin. Jam marrë pak a shumë me parimet, por jo me statut. Me statutin janë marrë grupet e punës. Diskutimet ishin të lira. Fishkëllima nuk duhet të ketë. Duhet të kemi sensin që çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen apo s’na pëlqen. Unë mendoj se pati diskutime me kritika, me propozime. Një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe njeriut skizoid që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialistëve. Se një pjesë janë trafikantë të inkriminuar gjer në palcë.

Unë i kam shprehur gjerësisht mendimet e mia për të gjitha problemet. Unë bëj thirrje që të bashkohen të gjitha kontributet e Partisë Demokratike në mënyrë që kalbësira që sundon vendin nga 200 metra më tutje të fshihet, të qërohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri. Unë kam besim se ai i ka kohërat e numëruara ndaj ky është preokuptimi im”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu