Reagimi i Sarrit pas humbjes së parë të Juventusit këtë sezon

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, nuk ka shprehur shqetësim të madh, edhe pse skuadra e tij e pësoi humbjen e parë këtë sezon, pasi u rrah 3:1 nga Lazio të shtunën në Romë.

Juve ishte skuadra e vetme e pamposhtur në të gjitha garat në pesë ligat kryesore evropiane deri mbrëmë, kur Lazio e mundi në Stadio Olimpico.

Sarri nuk pajtohet me përjashtimin e Juan Cuadrados nga loja, duke argumentuar se kartoni i verdhë ishte maksimumi, edhe pse mbrojtësi anësor ishte i fundit kur e Manuel Lazzarin që po shkonte i vetëm drejt portës.

“Patëm një pjesë të parë të mirë, ku luajtëm shumë, shumë mirë. Por fatkeqësisht e pranuam golin në sekondat e fundit të pjesës së parë”, tha Sarri.

“Ne nuk i respektuam detyrat tona, sepse lojtarët qëndruan në pozita të gabueshme dhe kjo na kushtoi. Nuk pajtohem se (Lazzari) kishte mundësi reale të shënimit, sepse topi po shkonte anash. Mendoj se kartoni i verdhë (për Cuadradon) do të ishte i mjaftueshëm, sepse i kuqi ishte i tepërt”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu