Reagimi i Xherdan Shaqirit pas suksesit të Liverpoolit

Xherdan Shaqiri nuk ka qenë shumë aktiv gjatë sezonit 2019/2020, mirëpo ai është pjesë e suksesit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar ka luajtur në gjashtë ndeshje kampionale këtë edicion, ndërsa arriti të shënonte gol në derbin lokal ndaj Evertonit.

Njëherësh, ai ka luajtur në një ndeshje të Community Shield, një në Ligën e Kampionëve dhe dy ndeshje në Kupën e Botës për Klube.

Pasi Liverpooli e fitoi titullin e Anglisë për herë të parë pas 30 vitesh, Shaqiri e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke iu gëzuar kësaj arritjeje.

Në ndërkohë, pritet të shihet gjatë verës se ku do të qëndrojë e ardhmja e futbollistit që e përfaqëson Zvicrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu