Reagimi turk nga djegies së Kur’anit në Suedi: Zhytje në Libër që në sabah!

Këtë mëngjes, në rreth 90,000 xhami në mbarë Turqinë, shumë besimtarë lexuan ethshëm Kur’anin pas namazit të sabahut si reagim ndaj aktit të djegies së Librit të Shenjtë përpara ambasadës turke në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Presidenti i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), Ali Erbas u bëri thirrje muslimanëve që të vizitojnë xhamitë në një numër të madh dhe të zhyten në Kur’an me lexim e meditim,.

Pas thirrjes së tij, shumë besimtarë u dyndën nëpër xhamitë anembanë vendit për faljen e mëngjesit, pas së cilës lexuan pjesë nga Kur’ani. Erbas mori pjesë edhe në lutjen dhe këndimin e Kur’anit bashkë me besimtarët në xhaminë Haci Bayram Veli në Ankara. Pas faljes, Erbas iu drejtua të pranishmëve dhe foli për rëndësinë e Kuranit për të gjithë njerëzit.

“Njerëzit që nuk dinë për Kur’anin janë armiqësor ndaj këtij libri. Uroj që ata të dinin më shumë për Kur’anin. Prandaj duhet të përpiqemi t’ua shpjegojmë Kur’anin sa më shumë njerëzve”, tha Erbas.

Ai theksoi se Islami është fe e mëshirës, ​​dhembshurisë dhe paqes.

“Nga këtu dua t’i drejtohem gjithë botës” Kur’ani nuk është vetëm një libër i dërguar për muslimanët, ai është një libër i dërguar për të gjithë njerëzit. Njihuni me Kur’anin, kuptoni, bëhuni mik i Kur’anit, jo armik i tij, sepse Kurani është libri që na shpëton të gjithëve”, tha ai.

Ai shtoi se Islami është bekimi më i madh i dërguar njerëzimit.

“Si njerëz, duhet të jetojmë duke respektuar fenë, librin dhe racën e njëri-tjetrit”, tha Erbas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu