Reagojnë organizatat e fëmijëve: Visar Ganiu po keqpërdor fëmijët për fushatë

Kandidati i BDI-së për Çairin Visar Ganiu nuk kursen as fëmijët për fushatë zgjedhore. Pas keqpërdorimeve të vazhdueshme të fëmijëve në fushatën e Visar Ganiut, kanë reaguar edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke i tërhequr sërish vërejtjen Visar Ganiut të BDI-së. Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” përmes një kumtese dënon ashpër keqpërdorimet e fëmijëve nga Visar Ganiu dhe i bën thirrje atij që në vend se në kohë fushate, për nevojat e fëmijëve do të duhej të mendonte gjatë mandatit të tij.

“Keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë për fat të keq po vazhdon! Rikujtojmë se vite me radhë shumë politikanë janë fotografuar me fëmijë, ose parti politike kanë përgatitur video materiale ku fëmijët kanë qenë në rol kryesor, ndërsa së fundmi raste të tilla janë fushatat e kandidatit për kryetar të Çairit Visar Ganiu dhe kandidatit për kryetar të Kriva Pallankës Sashko Mitovski”, thuhet në kumtesën e Megjashit.

Ata rikujtojnë Visar Ganiun se për mirëqenien e fëmijëve të Çairit dhe kushtet e tyre duhej të ishte kujdesur çdo ditë gjatë mandatit, e jo në fushatë zgjedhore.

“Shpresojmë se Komuna dhe kryetari i Komunës të kenë investuar dhe të jenë angazhuar për mirëqenien e fëmijëve me intensitetin e njejtë çdo ditë të vitit dhe jo vetëm para zgjedhjeve”, thuhet më tej në kumtesën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Megjashi”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu