Qeveria nga njëra anë çdo ditë më akuzon se jam fajtor për mossukseset e mia të lidhura me përhapjen e koronavirusit, ndërsa nga ana tjetër edhe në gjendje të tillë Oliver Spasovski dhe shërbyesit e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk arrijnë të ngriten mbi interesat partiake, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Njëherit në kushte të pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur Qeveria me konkluzion e obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i ndërprejë shpalljet me të cilat plotësohen një pjesë e vendeve të zbrazëta të punës. Politika dhe interesat partiake sërish janë më të rëndësishme se sa shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ndërsa me këtë Qeveria e udhëhequr nga Oliver Spasovski edhe njëherë e konfirmon atë.
Edhe krahas faktit që KSHPK dhe Gjykata Administrative sollën vendim dhe gjykim me të cilin u shkatërua vendimi i Qeverisë për shkatërrim të vendimeve për sistemim të sjellura nga ana ime dhe e konfirmuan ligjdhënien e veprimit tim, qeveria edhe më tutje vazhdon në kundërshtim me ligjin të përzihet në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ta pengojë funksionimin normal, me ndikim përfundimtar negativ mbi efikasitetin e tij.
Do të dëshiroja të potencoj se sipas ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore me ministritë udhëheq ministër dhe për ato arsye procedura e tillë e qeverisë paraqet përzierje të ashpër në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Edhe krahas presioneve të tilla joprincipiele dhe joligjore edhe më tutje do të veproj në pajtim me ligjet dhe duke e mbrojtur interesin e qytetarëve.
Në interes të ligjeve nevojitet të punësuarit në MPB të veprojnë jashtëzakonisht në pajtim me dispozitat pozitive të ligjeve. Apeloj në respektim të tërësishëm dhe deri në fund të këtij parimi të domosdoshëm gjatë menaxhimit të përditshëm, udhëheqjes dhe kryerjes së detyrave të punës.










