Reagon edhe kryeministri izraelit pas dëbimit të ambasadorit iranian nga Shqipëria

Vendimi i Ramës për të dëbuar ambasadorin iranian nga Shqipëria është përshëndetur nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” shkruan Netanjahu.

Shqipëria shpalli persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, për shkak se dyshohet se janë përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu