Reagon EVN: Matësit e rrymës nuk janë pronë publike, ne i kemi sjellë dhe mund t’i ndalim kur të duhet

Interpretimi i nenit 291 nga Kodi penal dhe plasimi i informacioneve në disa portale në gjuhën maqedonase, se askush nuk mund të ndaloj resurset publike dhe se kjo dënohet me ligj, ka aktivizuar kompaninë austriake EVN. Në lajmin e njejtë thuhet se vendimi për ndalimin e rrymës, ujit, nxemjes dhe resurseve tjera, është i rrejshëm dhe askush nuk mund ta ndalë, transmeton InfoShqip.com.

Lajmi si duket e ka nervozuar kompaninë austriake EVN e cila ka bërë të qartë ”Numëruesit për harxhimin e rrymës nuk janë publik por ata janë për numërim individual të çdo shtëpie apo objekti. Numëratorët për rrymën e çdo shtëpie janë të sjella nga distributori (nga EVN) dhe në këtë rast, EVN mund të ngrejë padi penale në bazë të nenit 291 të Kodit penal ku thuhet që dënohet çdo person që dëmton rrjetin apo diçka që është në pronësi të tjetër kujt” thuhet mes tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu