Reagon Granit Xhaka për largimin e Behramit nga Zvicra: Faleminderit mik

Valon Behrami është pensionuar “dhunshëm” prej kombëtares zvicerane.

Mesfushori shqiptar ka pohuar se nuk ishte vendim i tij, por se e ka përjashtuar përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Pas largimit të mitrovicasit, ka reaguar edhe mesfushori tjetër shqiptar Granit Xhaka.

Ky i fundit e ka quajtur lojtarin e skuadrës italiane të Udineses, ikonë të përfaqësueses zvicerane.

“Valon gjithçka që mund të them është faleminderit shumë. Ikonë vërtetë e ekipit tonë zviceran. Kemi kujtime nga fusha, jemi bërë miq për jetë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin llogarinë personale në Instagram.

Valon Behmrami nuk do të jetë i vetmi pasi mësohet se të njëjtën rrugë e kanë marrë edhe Johan Djourou , Gelson Fernandes dhe Blerim Xhemaili.

Federata e Futbollit Zviceran (SFV) nuk e ka konfirmuar largimin e lojtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu