Reagon KFOR-i: Nuk ishim në zonën ku ndodhi arrestimi i policëve

Pas akuzave të Kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj KFOR-it për mos reagim ndaj kidnapimit të tre pjestarëver të policisë së Kosovës, këta të fundit në një komunikatë për media kanë deklaruar se nuk misioni i tyre nuk ishte në zonën kur tre policës e Kosovës janë kidnapuar nga autoritetët serbe.

KFOR-i shkroi se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe të autoriteteve serbe.

“KFOR-i gjithashtu është në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për sundimin e ligjit, EULEX-in. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë për media.

Ata gjithashtu thekusuar se KFOR-i po e monitoron situatën dhe po vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të dalë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu