Reagon një ndër themeluesit e ASH-së: Shpresa nuk vritet

Nga: Latif Arifi, një ndër themeluesit e parë të ASH-së

SHPRESA NUK VRITET!
Fushata e mbrëmshme në rrjetet sociale, që për qëllim kishte promovimin e një mesazhi politik të titulluar – ”SHPRESË” në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj Arben Taravari, si duket trazoi shpirtrat e atyre që nuk e duan, jo vetëm shpresën , por edhe vetë Aleancën për Shqiptarët.
Edhe pse qëllimi kësaj fushate ishte i menduar të ishte shumë fisnik, i pastër e unifikues, që edhe në në thelb proklamonte SHPRESËN, që te Aleanca ndjen jo vetëm aktivisti i saj, por secili shqiptarët i këtij vendi, sidomos në këtë kohë kur kryetari, Arben Taravari është duke bërë të pamundurën, që ta kthej dinjitetin dhe famën e Aleancës që e kishte dikur , sidomos pozitën, që në të vërtetë e meriton, si partia më fortë dhe më serioze, për ti udhëhequr shqiptarët në dekadën e ardhëshme.
Andaj edhe ndërhyrjet nga jashtë, si dhe instrumentalizimi i një pjesë të vogël të antarësisë, për të futur përҫarrje brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët, jo që ishte një veprim shumë ulët, por edhe do të lë pasoja në rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të Aleancës për Shqiptarët.
Është e drejtë ҫdo aktivisti, të pëlqejë, mbase edhe të ngre në qiell figura të caktuara politike, aktive e pasive qofshin ato, përfshirë edhe ato figura që dikur kanë lënë gjurmë në rugëtimin politik të Aleancën për Shqiptarët, si Ziadin Sela, por nuk është aspak veprim i drejtë edhe i matur kur një fushate që mund ti sjell vetëm të mira Aleancës për Shqiptarët, i vendosen pengesa dhe i krijohet dualizëm, siҫ ishte rasti i mbrëmshëm, në rrjetet sociale.
Pavarësisht mendimit tim që unë ndajë, ndaj i sh kryetarit të partisë Ziadin Sela, është detyrë dhe obligim moral edhe i tij, që të reagoi e të ngris zërin, e jo ta bëjë ”STRUCIN”, duke qëndruar në heshtje, e të shtirret sikur nuk sheh e dëgjon,gjith këtë absurd që është duke ndodhur.
Zatën është në dorën e tij që ta tregoi ”burrërinë”, nëse i ka ngelur sadopak! Fillimisht ta mbajë fjalën e dhënë se do ti qëndroj në krah kryetarit – mikut dhe vllaut të tij, Arben Taravarit si dhe tu bëjë thirrje e t`u tregoj të gjithë aktivistëve njëherë e mirë, se ka kohë që ai nuk është më kryetar partie , por kryetar është miku i tij, Arben Taravari, fotografinë e të cilit duhej ta kishte vendosur i pari vetë Ziadin Sela , njëjtë si dikur kur e vendoste Taravari fotografinë e Ziadin Selës!
Çdo veprim ndryshe, që nuk është në dobi dhe të mirë të Aleancës për shqiptarët, jo që nuk e amniston nga përgjegjsia morale , por do të ishte ”TURPI” më i madh që do i hidhte fytyrës së tij, turp që pavarësisht divergjencave politike të mijat që kam ndaj tij, nuk do tia dëshiroja kurrë!
Uroj ti thirret arsyes dhe të reflektoj sot , sa nuk është bë vonë nesër!
Me shëndet


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu