Projektligji për gjuhët i përpiluar nga qeveria e Maqedonisë i cili u shpalos sot nga përfaqësues të lartë qeveritar në qytetin e Ohrit ka hasur ne reagimet e para, shkruan InfoShqip.
Reagimet kanë qenë të shumta,vlen të theksohen ato të palës shqiptare, por megjithatë reagimi i partisë maqedonase OBRM-PDUKM është rreagimi i vetëm zyrtar i partive opozitare.
Burime zyrtare të kësaj partie u shprehën kundër këtij projektligji, ata e cilësuan këtë projektligj si antikushtetues dhe si të tillë nuk do ta mbështesin./InfoShqip.com