Reagon trajner serb, ja çfarë thotë pas humbjes nga dyshja shqiptare

Ka reaguar edhe selektori serb Mladen Krstajic

Në një prononcim për mediat serbe, Krstajic ka thënë se e ka ditur se e pret një ndeshje e vështirë.

“E kemi ditur se na pret një duel i vështirë. Kemi pasur aksione të mira nga të dy palët, ndërsa pjesa e parë është zhvilluar ashtu si kemi dashur”, ka thënë ai.

“Në vazhdim kemi pranuar herët golin e barazimit, në mënyrë naive dhe kështu ndeshja mori tjetër kahje. Kemi provuar të rrezikojmë në 10 minutat e fundit dhe të fitojmë ndeshjen pasi e dinim se ndeshjen e fundit do të luajmë me Brazilin”.

“Fatkeqësisht u dënuam me një gol nga kundërsulmi dhe e urojmë Zvicrën”, ka thënë në fund trajneri serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu