Reagon Vlora Çitaku: Serbia ma vodhi certifikatën e lindjes, Daçiq dështoi të më frikësojë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur një debat të ashpër me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Çitaku ka reaguar pas publikimit të certifikatës së lindjes së saj gjatë kësaj mbledhje, nga Daçiq.

Ajo e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.

“Serbia vodhi regjistrin tonë civil, regjistrimet kadastrale, artefakte dhe shumë më tepër. Një nga ato mijëra sene u shfaq dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Ministri i Serbisë, certifikata ime e lindjes.

Sigurisht që ai donte të më frikësonte, por dështoi në mënyrë të mjerë. Kosova është këtu për të qëndruar”, ka shkruar Çitaku në Tiwtter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu