Reagon VMRO-DPMNE-ja: Personi në video nuk është pjesë e ekipit të Gruevskit (VIDEO)

Personi që shihet në video nuk është pjesë e përcjelljes, e as nuk është pjesë e ekipit të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevski dhe as anëtar i partisë, thuhet në reagimin e partisë në pushtet VMRO – DPMNE,shkruan T.S.
“Bëhet fjalë për një njeri i cili është pjesë e popullatës lokale, ku shumica janë shqiptarë të cilët kanë ndihmuar në pastrimin e pasojave nga stuhia”, thuhet në reagim të partisë.
Ndërsa personi që goditi sot banorin e Hasanbegut gjatë vizitës së ish kryeministrit dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është inspektor komunal në Gazi Babë dhe quhet Hajredin Sulisi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu