Reagon Vuçiqi: Me deklaratat për targat, Kurti do konflikt

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si kërcënim me konflikt deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se deri në tetor nuk do të ketë më targa “të pavlefshme në Kosovë”, Vuçiq tha se Kurti me këtë qëndrim do konflikt dhe vazhdim të problemeve, por porositi se Serbia do të luftojë dhe do të mbrojë anën ë popullit serb.

Presidenti serb tha se Kosova e ka “marrëveshjen për lirinë e lëvizjes sa i përket targave, por kjo është diçka ndryshe”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën e mundshme” dhe ka shtuar se kjo marrëveshje është gojore.

Vuçiq tha se marrëveshja, sipas së cilës Serbia heq regjimin e lëshimit të dokumenteve të hyrje/daljeve për të gjithë ata që kanë letërnjoftime të Kosovës, kurse Kosova nuk e bën këtë për shtetasit që kanë letërnjoftime të Serbisë, është verbal sepse marrëveshja e shkruar është nënshkruar në vitin 2011. Sipas tij, që nga viti 2011, qytetarët e kalojnë, siç e quajti, “vijën administrative” me dokumentet e Kosovës, por krahas tyre është lëshuar edhe një letër përcjellëse, që tani është hequr. Vuçiq tha se “për këtë vendim askush nuk e ka më vështirë, për të gjithë është më lehtë”.

Presidenti serb, Vuçiq theksoi se është ‘gjithmonë i gatshëm për një mbledhje të Kuvendit të Serbisë rreth Kosovës, por se I duhet ta përputhë me obligimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu