Real Madridi ka barazuar rekordin e Barcelonës prej 39 ndeshjeve pa humbje
Real Madrid ka vazhduar me paraqitje të mira, pasi në “Santiago Bernabeu” e ka mposhtur Granadan me rezultat 5:0, në kuadër të La Ligas.
Me këtë fitore Los Blancos ka barazuar rekordin historik të Barcelonës – 39 ndeshje pa humbje, shkruan Express.
Kështu, Real Madridi mund ta kaloj rivalin e përbetuar nëse nuk mposhtet edhe në ndeshjen e radhës ndaj Sevillas, e cila luhet me 15 janar. /Express