Real Madrid e gjen pasuesin e Ronaldos, do i kushtojë plot 223 milionë euro

Real Madrid vazhdon që të ketë synim lojtarin e Chelsea Eden Hazard. Metroja angleze shkruan se Real Madrid do të ofrojë për yllin e Chelsea deri në 223 milionë euro.

Edhe pse afati kalimtar në Premierligë është mbyllur, skuadrat angleze kanë të drejtë të shesin lojtar, gjë që i jep të drejt Real Madridit që t’i shter të gjitha mundësitë, shkruan InfoShqip

Real Madrid ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, ndërsa në listën e dëshirave kanë pasur edhe Neymarin me kampionin e ri të botës, Kylian Mbappe.

Kjo ka bërë që ‘Los Blancos’ të rikthehen edhe njëherë nga Hazard, duke i ofruar Chelsea deri në 223 milionë euro, për ta bërë belgun lojtarin më të shtrenjtë në histori./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu