Dëmtimet e lojtarëve duket se i ndahen Realit të Madridit. As ky vit nuk është shumë më i mirë dhe vetëm pas gjashtë javëve tashmë ka pasur 15 raste të dëmtimit të lojtarëve.
Zinedine Zidane është dashur të fshehë sikletin e tij me situatën e krijuar, por të martën ai pranoi se çështjet po ndryshojnë seriozisht planet e tij, me 12 lojtarë që të gjithë kanë kaluar nëpër infieremeri këtë sezon.
Është e vërtetë që, siç thotë Zidane, të gjitha skuadrat kanë lëndime, por askush nuk ka pasur aq shumë sa Mbretërit.
Lëndimi i 15-të këtë sezon janë shumë më përpara se shtatë lëndimet e ndodhura te Barcelona dhe gjashtë te Atletico Madridi.
Gjashtëdhjetë e pesë lëndime në 13 muaj është shumë për t’u marrë me të, dhe Zidane vazhdon të menaxhojë një situatë që ai nuk e kupton. /albeu










