Real Madridi e spastron skuadrën, 8 futbollistë pritet të largohen në verë

Para se të vijë ndokush, dikush duhet të largohet. Ky është mesazhi që vjen nga Real Madridit para afatit kalimtar të verës. Data për afatin e transferimit të lojtarëve këtë verë është ende e paqartë, natyrisht. Sepse ende nuk dihet se kur do të përfundojë ky sezon, për shkak të koronavirusit, transmeton Express.

Real Madridi e ka një problem me numrin e madh të futbollistëve në skuadër.

Momentalisht, Madridi i ka 25 lojtarë në skuadrën e parë, përfshirë Rodrygo. Reinier do të bashkohet klubit në verë dhe janë edhe 11 futbollistë të tjerë që pritet të kthehen në skuadrën e Zinedine Zidane nga huazimet, Achraf, Odegaard, Ceballos, Reguilón, Odriozola, Kubo, Vallejo, Mayoral, Lunin, Óscar Rodríguez and Luca Zidane.

Shqëtësimi kryesorë i drejtuesve është numri i lojtarëve aktualë në skuadër, të cilët duhet të largohen.

Pesë futbollistë do të shiten më së paku, sipas gazetës AS. Por në realitet pritet të largohen deri në tetë sosh.

Lojtarët që mund të largohen sigurt janë: James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazquez dhe Marino. Këta do të largohen nëse oferta e duhur troket në derën e Real Madridit.

Katër të tjerë që më gjasë do të largohen janë: Nacho, Marcelo, Luka Modric dhe Brahim. Tre të parët kanë dhënë shumë për klubin, prandaj sipas AS, Reali do të ulët për të biseduar me ta në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët për largimin e tyre.

Brahimit do t’i propozohet të largohen në formë huazimi, në mënyrë që ai të fitojë përvojë dhe njëkohësisht të lirojë vend në skuadër për përkohësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu