Real Madridi nis kontaktet me Mourinhon

Real Madridi po mendon ta kthejë në klub trajnerin Jose Mourinho, pas rezultateve të dobëta të trajnerit aktual, Zinedine Zidane, deri tani këtë fillim sezon.

Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Madridi i ka nisur kontaktet me Jose Mourinho, i cili është i papunë momentalisht.

Skuadra e Zinedine Zidane humbi 1:0 kundër Real Mallorca të dielën, një rezultat ky që veçse e rriti presionin edhe më shumë ndaj trajnerit francez.

Si pasojë e humbjes së Realit, rivali i përbetuar Barcelona e mori kreun e La Ligës të dielën.

Reali s’i ka punët aspak mirë as në Ligën e Kampionëve, pasi është i fundit në Grupin A, me vetëm një pikë, pesë më pak se lideri PSG-ja dhe një më pak se Club Brugge në vendin e dytë.

Presidenti i klubit Florentino Perez e ka kontaktuar Mourinhon, me shpresë që ta kthejë në stolin e Madridit.

Trajneri portugez i udhëhoqi Los Blancos për tri vjet, nga 2010 deri më 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu