Real Madridi pas Pepe Reinas

Spekulimet janë duke u rritur në Spanjë ku thuhet se Real Madridi është i gatshëm për transferimin e portierit të Milanit, Pepe Reinas.

Një zëvendësues i portierit kryesor është i nevojshëm në Santiago Bernabeu për shkak se Keylor Navas kërkon largimin nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Tani, bazuar në një raport nga AS, Reina është përzgjedhja kryesore e zyrtarëve në Madrid për të përmbushur këtë rol.

36-vjeçari është aktualisht në rol dytësor te Milani, por gazeta shton se do të dëshironte që të luante si zëvendësues i Thibaut Courtoisit.

Pavarësisht fillimeve të karrierës në Barcelonë, ai ka lindur në Madrid dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Spanjës që ka fituar dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu