Real Madridi pritet të mos bëjë asnjë transferim në këtë verë

Raportohet se Real Madridi nuk do të bëjë asnjë transferim në afatin kalimtar veror, pas krizës financiare që ka shkaktuar coronavirus.

Los Blancos kanë disa shënjestra në listën e tyre, mirëpo që kjo verë do të jetë pa ndryshuar për ta në aspektin e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Sipas mediave në Spanjë, madrilenët pritet që të humbin rreth 150 milionë euro nga pandemia botërore.

Kylian Mbappe, Erling Haaland, Paul Pogba dhe Eduardo Camavinga, janë dëshirat e mëdha e Zinedine Zidanes.

Por, Florentino Perez nuk dëshiron t’i rrezikojë financat e klubit dhe kjo verë mund të jetë e qetë për ta në aspektin e transferimeve.

Në aspektin e lojtarëve që janë në huazim, pjesa më e madhe e tyre do të rikthehen, gjersa disa janë në listën e shitjeve.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu