Reali nuk ia plotëson dëshirën Zidane, Mane nuk blehet

Tekniku francez mbetet një tifoz i madh i lojës së Sadio Mane, dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta pasur në skuadër.

Por, Real Madrid raportohet se do t’i kërkojë Zidanes që të fokusohet në rritjen e talentit Vinicius Junior, për të hequr dorë nga Mane.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka ndryshuar planet e skuadrave në tregun e transferimeve, dhe kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as Real Madrid.

Los Blancos kanë përjetuar humbje të mëdha financiare gjatë kohës së koronavirusit, dhe shuma e kërkuar nga Liverpool për Manen, është e papërballueshme.

Real Madrid kanë arritur marrëveshje me lojtarët për shkurtimin e pagave deri në 10 për qind, për të ndihmuar klubin që të dalë nga kjo krizë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu