Reali nuk ndalet, zyrtarizon edhe mbrojtësin francez

Reali i Madridit nuk përmbahet në merkato, pasi ka arritur të transferojë nën urdhrat e Zinedine Zidane edhe mbrojtësin francez Ferland Mendy.

Plot 55 milionë euro kanë paguar madrilenët në arkat e Lyonit për kartonin e 24-vjeçarit, i cili nga ana e tij ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.

Ferland Mendy aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe ka shpërthyer këtë sezon, ku përveçse me Lyonin, ka fituar një fanellë titullari edhe te Franca e Deschamps.

Ky është afrimi i katërt i “revolucionit madrilen”, pas Eder Militaos së afruar në mars dhe Eden Hazard e Luca Joviç, gjatë javēs së fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu