“Receta” tjetër e Merkelit për “frenimin” e Putinit

Ish-kancelarja Angela Merkel foli për një “pikë kthese të thellë” të shënuar më 24 shkurt 2022 dhe për “shkeljen më të madhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke iu referuar sulmit rus ndaj Ukrainës, megjithatë ajo theksoi se është gjithashtu i nevojshëm planifikimi i “arkitekturës afatgjatë të sigurisë pan-evropiane – duke përfshirë Rusinë”.

Duke folur në një ngjarje për të shënuar 1110-vjetorin e Goslar, Saksonia e Ulët, zonja Merkel, duke e bërë të qartë se nuk po komentonte politikën e qeverisë aktuale federale, doli për herë të dytë brenda pak ditësh në favor të mospërjashtimit të Rusisë nga një marrëdhënie të ardhshme me Evropën. “24 shkurti 2022 shënon një pikë kthese të thellë. Për më tepër, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës përbën shkeljen më të madhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por duhet punuar për një arkitekturë sigurie pan-evropiane, duke përfshirë Rusinë, edhe nëse kjo do të kërkonte guxim të madh”, tha Merkel, duke pranuar në të njëjtën kohë se “sot ky synim mund të na duket po aq jorealist për në sa ai i Adenauerit në vitin 1950 në Goslar për ribashkimin e Gjermanisë”.

Pak ditë më parë, Merkel, duke folur në hapjen e Fondacionit “Helmut Kohl”, tha se nëse Helmut Kohl do të ishte kancelar sot, “do të bënte gjithçka për të mbrojtur Ukrainën, por do të bënte edhe të pamendueshmen: do të mendonte për ditën e nesërme se si mund të ketë sërish marrëdhënie me Rusinë”.

Deklarata e saj shkaktoi një reagim nga ambasadori i Ukrainës në largim në Berlin, Andrii Melnyk, i cili komentoi:

“Është e vështirë të besohet: ish-kancelarja, e cila bëri të mundur agresionin e Moskës kundër ukrainasve me pro-në e saj të gjatë të Putinit, paturpësisht filozofion se si mund të jenë sërish marrëdhënie me Rusinë”.

Siç dihet, Ukraina ia atribuon Merkelit atë që po bën Putini sot, pasi ishte pikërisht ish-kancelarja që i dha peshë udhëheqësit rus gjatë viteve të saj në krye të Gjermanisë, sidomos duke e bërë shtetin e saj të varur nga gazi rus.

Por Merkel e mbron politikën e ndjekur me Putinin, duke lënë të nënkuptuar se akti i tij i agresionit ndaj Ukrainës është pabesi apo paburrëri.

Tashmë, për Ukrainën e disa fuqi, Putini duhet trajtuar si Hitleri – pa i lënë shteg, duke e mundur, por disa të tjerë, mes tyre dhe Merkel, besojnë se mund ta nënshtrojnë me negociata, duke i dhënë koncensione. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu