Reciprociteti me Serbinë, Kurti e quan të duhur vendimin për shtyrjen e kësaj mase

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai po ndërmerr veprimet që është dashur të realizohen 11 vjet më parë.

Ai ka thënë se qeveria është e vendosur për zbatimin e marrëveshjeve në veri të vendit dhe se nga 1 shtator do fillojë zbatimi i vendimit të qeverisë.

Në seancën e Kuvendit, Kurti ka thënë se në rrethanat aktuale vendimi për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për 30 ditë, është i duhuri.

Mund të ketë tensione edhe në të ardhmen por ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë, në njërën anë në respektimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës sonë ndërkaq në anën tjetër edhe sa më shumë komunikim dhe bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë. Në rrethanat në të cilat ndodhemi e kemi marrë vendimin më të duhur, e kemi komplet mbështetjen amerikano-evropiane në njëjrën anë dhe në anën tjetër vendimet e qeverisë fillojnë së zbatuari me datën 1 shtator”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Partia Demokratike të Kosovës, vlerëson se kryeministri Albin Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë andaj, sipas tij, po bën përzgjedhje selektive me masat e reciprocitetit.

Nuk besoj se me këto masa kryeministri po do me zgjedh raportin bilateral mes Kosovës dhe Serbisë më shumë po duket si një lloj aranzhimi gradual prej të cilave duhet të dalin shumë tema të tjera përfshirë edhe Asociacionin për çka shihet se do të jetë pjesë e këtyre diskutimeve”, u shpreh Aberald Tahiri, deputet i PDK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me “good guy” (djalë i mbarë) me veprimin për tu tërhequr nga veriu i Kosovës. Në seancën e Kuvendit, Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin për veprimet e tij që lidhen me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Sikur të ishte nisur gjithë kohës si ‘good guy’ nuk ka dert, por ky është nisur si i forti dhe është munduar t’ia ndërtojë disa pozicione vendit të vet, politikës së vet, qeverisë së vet si ‘i forti’, që ku ka përfunduar, ‘good guy’, shko para kthehu prapa, shko para kthehu prapa, kur duan çka i thonë, dhe a e dini kush, Lajcaku sepse Vuqiq e thirr Lajckakun e Lajçku e gjen kënd ta thërrasë dhe këtij i thonë ‘step back’. Kjo është Kosova sot”, theksoi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Por, sipas Kurtit, opozita nuk duhet të aktrojë për nxitim në implementimin e marrëveshjes kur një gjë të tillë nuk e kanë bërë 11 vjet në kohën kur kanë qenë në qeverisje.

“Më mirë më 1 shtator 2022 sesa hiç, më së miri kish qenë në vitin 2011 atëherë kur jeni marrë vesh në Bruksel. Duhet ta keni parasysh që nuk mund të aktrojnë nxitimin në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tash e 11 vjet”, theksoi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbisë me letërnjoftimet dhe targat u shty për në shtator për shkak të tensioneve në veri të Kosovës por edhe kërkesat se ambasadës amerikane për ti dhënë mundësi dialogut për kapërcimin e dallimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu