Red Bull-i shumë i fortë këtë fillim sezoni, vetëm vend i tretë për Ferrarin

Mes spektaklit që ofrojnë organizimet e Arabisë Saudite, u mbyll edhe gara e dytë e këtij sezoni në Formula 1. Ashtu siç edhe pritej, Max Verstappen u rikonfirmua fitues i cirkuitit, me vendin e parë që e mbante që prej ditës së premte, nga provat zyrtare.

Red Bull-i duket se është fotokopja e sezonit të kaluar, pasi edhe piloti tjetër i austriakëve, Sergio Perez, dhuroi një garë të mirë, duke u renditur i dyti. Meksikani u nis nga pozita e tretë, por që në xhirot e para të garës, arriti të parakalojë Charles Leclerc të Ferrar-it.

Vetëm vendi i shtatë për të riun Oliver Bearman, i cili vetëm për këtë fundjavë, zëvendësoi Carlos Sainz. Spanjolli iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në apendicit.

Me këtë fitore, Max Verstappen, shkoi në kuotën e 51 pikëve, pas tij vjen shoku i tij i skuderisë, Sergio Perez, me 36 pikë. Ferrari në total ka grumbulluar 49 pikë. Gara e ardhshme do të jetë ajo e çmimit të madh të Australisë, e programuar më datë 24 Mars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu