Lideriët Katalonjës pritet të shpallin pavarësinë nga Spanja, veprim ky i cili do paraqet një sfidë historike për kryeministrin Rajoy, shkruan InfoShqip.
Katalunia, në verilindje të Spanjës realizoi referendumin e dytë për pavarësi në tre vite në 1 Tetor. Katalonjasit votuan në favor të pavarësisë me 90% duke votuar me “PO” në referendumin e së dielës, shprehen burimet zyrtare të rajonit në fjalë.
Cili do jetë hapi i rradhës?
Duket qartë që liderët katalonjas do tentojnë të deklarojnë pavarësinë nga Spanja në ditët në vijim duke shkaktuar kështu një krizë politike dhe kushtetuese për administratën e kryeministrit të Spanjës Manuel Rajoy’s, shkruan InfoShqip.
Një deklaratë e tillë edhe pse nuk do ketë fuqi ligjore do sfidojë kryeministrin spanjoll i cili i akuzoi tërë përkrahësit e pavarësisë duke u përpjekur të “kërcënojë” tërë popullsinë.
Gjykata kushtetuese spanjolle urdhëroi suspendimin e referendumit, pas një ankese ligjore kundër votimit nga Madridi në 7 shtator
Kushtetuta e Spanjës e vitit 1978 dekreton që vendi është i pandashëm dhe i jep qeverisë kombëtare fuqi të veçantë për të mbajtur referendume.
Deklarata e pavarësisë së Katalunisë mund ta detyrojë qeverinë spanjolle të kërkojë nenin 155 të kushtetutës, e cila përcakton se “pas miratimit të dhënë nga shumica e përgjithshme e Senatit”, Madridi do të ishte në gjendje të pezullojë autonominë aktuale të Katalonjës.
Puigdemont duket i pakënaqur nga një mundësi e tillë. Në vend të kësaj, ai duhet të jetë i guximshëm politikisht pas referendumit, i cili dëshmoi se më shumë se dy milionë njerëz votojnë “Po” ndaj pavarësisë.
“Katalunia fitoi të drejtën për tu dëgjuar, të jetë e respektuar dhe e njohur” u shpreh Puigdemont të Dielën.
Rajoy, përkundrazi, përballet me një luftë për të ardhmen e tij dhe bashkimin e Spanjës. Dhuna nga policia spanjolle ndaj civilëve katalonjas duket se e ka dëmtuar pozitëen e tij. Ada Colau, kryetari i Barcelonës bëri thirrje për dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se “kaloi të gjitha linjat e kuqe me veprime të policisë kundër njerëzve normalë” që lanë gati 800 persona të plagosur.
Rajoy do të takohet me zyrtarë qeveritarë të Madridit të hënën përpara mbajtjes së një seance parlamentare mbi këtë çështje.
Sindikatat pro-pavarësisë në Kataloni kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në rajon më 3 tetor, sipas agjensisë së lajmeve Reuters./InfoShqip.com










