Refugjatët e ardhur nga Ukraina ankohen për kushtet në Maqedoninë e Veriut

Refugjatët nga Ukraina në vendin tonë jetojnë si turistë dhe ende nuk u janë plotësuar kushtet elementare të të drejtave të njeriut, ashtu siç e kërkojnë Konventat ndërkombëtare. Kryetari i shoqatës së ukrainasve në Maqedoni, Aleksandar Urbanoviq thotë se refugjatët këtu nuk gëzojnë asnjë nga të drejtat elementare.

“U mundësohet vetëm si turistë më shumë se 90 ditë, në çdo 365 ditë u jepet letër njoftimi për arsye humanitare. Me atë librezë humanitare nuk u mundësohet as shkollim, as mjekim, as transport pa pagesë, as punësim e asgjë tjetër për fat të keq. Sipas nesh në Ministrinë e Punëve të Jashtme ne presim përgjigje”, u shpreh Aleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni.

Urbanoiviq thotë se në vendet finje dhe ata të BE-së refugjatët ukrainas i gëzojnë të gjitha të drejtat.

“Ne e shohim se të gjithë refugjatët nga Ukraina të cilët janë në Bashkimin Evropian ose këtu afër, ose janë vendosur pa pagesë ose u jepet ndonjë para që të mund të mbijetojnë dhe shkollim e punësim pa pengesë. Por këtu në Maqedoni për fat të keq ata të drejta nuk i kanë… rreth 1147 njerëz”, tha Aleksandar Urbanoiq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni.

Shtetasit ukrainas në vendin tonë protestuan në shenjë revolte ndaj krimeve të Rusisë. Ata në këndin e lojërave pas Sallës Universale e cila është donacion nga Federata Ruse lanë fotografitë e fëmijëve të vrarë ukrainas. Më pas para ambasadës së Rusisë lanë lodrat e fëmijëve të vrarë si dhe pajisje amvisërie, si shenjë revolte, pasi thonë se ushtarët rusë këto gjëra i vjedhin nga shtëpitë e boshatisura të ukrainasve. Shoqata e ukrainasve po ashtu ka kërkuar që Rruga “Moska” në Shkup të riemërohet në Rruga “Heronjtë e Ukrainës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu