Regjimi hibrid i LSDM-BDI, po ndjek hapat e ish-regjimit të Gruevskit. Që nga humbja në zgjedhjet lokale e partisë në pushtet LSDM, skena politike në Maqedoninë e Veriut është shumë e nxehtë dhe aspak stabile.
Si fillim, kryeministri Zaev dha dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së dhe tha që do të dorëhiqet edhe nga posti i kryeministrit të vendit, me çka filluan edhe pakënaqësitë e para mes partnerëve të koalicionit dhe filluan zërat për krijimin e një shumice të re parlamentare nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe ASH-Alternativa.
Pasi u bënë 61 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë, seanca u caktua për ditën e ejnte, me datë 11 Nëntor, me fillim në ora 11:00.
Duke qenë se e humbën shumicën paralementare, si fillim kryeministri Zaev, ndryshoi mendje dhe vendosi mos jep dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe u zotua se do e mbajë shumicën aktuale.
Nga opozita gjatë këtyre ditëve pati shumë kritika, se deputetëve të tyre u premtoheshin shuma të mëdha parash për ti joshur, por pati edhe kërcënime dhe shantazhe të shumta për ti ndryshuar mendjen deputeve të tyre në lidhje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Sot, me fillim në ora 11:00 ishte caktuar seanca për votimin e mosbesimit të qeverisë, por ndodhën dy ngjarje aspak të zakonshme dhe jo demokratike.
Në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 5:30, policia financiare ka bastisur shtëpinë e deputetit opozitar nga VMRO-DPMNE, Jovan Jaulevski në Strugë.
Pastaj, pak para nisjes të seancës për rrëzimin e qeverisë, u zhduk deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, ku nuk ishte përgjigjur as në telefon dhe kolegët e tij nuk e kishin gjetur as në shtëpinë e tij dhe pasi në media u raportua që rasti do paraqitej në polici, i njëjti krejt papritur postoi në faqen e tij në Facebook se: “për hir të euro integrimeve nuk do ta votojë rënien e Qeverisë”.
Kështu, pyetia që po bëhet në opinion dhe në rrjetet sociale, është mbi atë se në Maqedoni të Veriut tashmë a kemi një regjim të ri hibrid mes LSDM-BDI, që po ndjek hapat dhe mënyrat dhe format e njëjta për të qëndruar në pushtet si ish-regjimi i Nikola Gruevskit? /InfoShqip.com









