Regjistrohen 16 viktima dhe 150 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.093 teste të kryera janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 62 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 487 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.372 raste, prej të cilëve 139.266 janë shëruar, kurse 5.151 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 9.955 raste aktive me virusin korona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu