Rëndësia e Ronaldos te Juventusi! Interi dëshiron të përdorë këtë për transferimin e Messit

Interi thuhet se po e studion ndikimin e Cristiano Ronaldos, për të transferuar Lionel Messin nga Barcelona.

Gjiganti italian është duke mbajtur një shikim nga afër të ardhmes së yllit argjentinas te katalunasit, pasi lojtari është i frustruar me situatën aktuale.

33-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar kontratën, derisa në verën e vitit të ardhshëm do të jetë i lirë të vendos për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Grupi Sunin Holdings që ka nën pronësi edhe Nerazzurët, janë duke i bërë përgatitjet finale për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Pronarët e Interit janë të mahnitur nga impakti që ka Ronaldo te Juventusi, duke shpresuar që të njëjtën gjë do ta ketë edhe Messi në Giuseppe Meazza.

Natyrisht se me kalimin e argjentinasit në Serie A, jo vetëm që do të ngjallej rivaliteti mes dyshes, por edhe që ana marketingut do të ishte shumë fitimprurëse për të dyja klubet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu