Rënie historike e çmimeve të derivateve

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi të enjten e 4 Gushtit se çmimet e karburantit janë duke rënë në nivele rekord që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Por ky konstatim i kreut të shtetit në SHBA, nxjerr në pah situatën e rëndë në Shqipëri, ku çmimi i karburanteve është i lartë sikur të ndodheshim në kulmim e krizës së naftës.
Ndërkohë që situata në tregjet botërore tregon se çmimi i naftës është në rënie rekord, në Shqipëri, qytetarët shqiptarë nuk po shohin ulje të tij.

Vendimet që merr Bordi i Transparencës, po rëndojnë edhe më tej xhepat e qytetarëve shqiptarë të cilët ditë pas dite po e ndiejnë peshën e çmimeve të larta të karburanteve.

Vendimi më i fundit i Bordit të Transparencës ishte në datë 2 Gusht 2022 që vendosi çmimin e shitjes me pakicë të naftës jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimin e shitjes me pakicë të benzinës e vendosi jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Ndërkohë që po të mos shkohet shumë larg, por deri në Maqedoni, shihet se ky shtet fqinj i Shqipërisë e ka çmimin vetëm 176 lekë dhe uljet për karburantet kanë qenë në vijimësi.

Por në Shqipëri, Bordi i Transparencës duket se është i paaftë në rastin më të mirë për të menaxhuar situatën për të cilën është ngritur.

Por në rastin më të keq, qytetarët shqiptarë mund të kenë të gjithë të drejtën të ngrenë pyetje dhe pikëpyetje për lidhjet e interesit që mund të ketë ky bord me karburantet dhe përfitimet që vijnë prej tij.

Ndërkohë që një tjetër pikëpyetje ngrihet edhe ndaj ministrisë së linjës, atë të drejtuar nga Belinda Balluku, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës për rolin që ajo ka në kontrollin për funksionimin e Bordit dhe menaxhimin e situatës së çmimeve të karburanteve në interes së qytetarëve, dhe jo të disa personave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu