Reperi shqiptaro-amerikan publikon dokumentarin: “Nga Kosova, me dashuri” (VIDEO)

Reperi shqiptaro-amerikan , Action Bronson ka sjellë dokumentarin e realizuar gjatë vizitës në Kosovë. Në vitin 2018 ai mori pjesë në festivalin “Sunny Hill” bashkë me Dua Lipën e disa emra të njohur.

Këtë udhëtim, ai e shfrytëzoi edhe për të bërë një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni, bashkë me disa miq të tij.

Nga kjo vizit Action ka realizuar edhe një dokumentar, ku sjell pamje nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si dhe vizitat tek familjarët e tij.

Me këtë dokumentar, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si dhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nuk munguan pamjet nga festivali “Sunny Hill”.

Dokumentari tashmë gjendet në kanalin “Youtube”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu