“Republikës t’i bëhemi gardianë”, presidentja Vjosa Osmani me veshje ushtarake mban fjalim para ushtarëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për herë të parë ajo ka dalë në publik me rroba ushtarake teksa foli në Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ku tha se në kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet e atakohet, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri.

Komandantja supreme para ushtarëve të vendit tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste. Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu