Reshjet e fundit shkaktuan panik tek banorët e lagjes së Hasanbegut

Reshjet e një dite më parë për pak sa nuk e përmbytën lagjen Hasanbeg të Shkupit. Traumat e para 6 viteve kur vërshimet lanë të vdekur dhjetëra persona, banorët i kujtojnë çdo herë kur qielli bëhet e vrenjtur, shkruan Alsat.

Ata thonë se zullumin e kanë nga dora e njeriut e jo nga natyra, nga që kanali i ujërave atmosferike është shndërruar në kanal të hapur të ujërave të zeza. Banorët thonë se mbrëmë ky kanal ishte mbushur dhe fekalet ua solli në derë të shtëpisë.

“Mbrëmë ra shi, u mbush kanali. Ne këtë problem e kemi qe 100 vjet. Kemi qenë aktiv për këtë problem, e kemi bllokuar edhe rrugën me protesta, por vërshimet e fundit na shkaktuan edhe viktima. Disa herë kemi bërë kërkesa nuk dimi më ku të drejtohemi, po e shihni se çfarë rreziku mund të bëj sërish ky kanal”, tha njw qytetar.

“Telashe, jo vetëm për të mëdhenjtë por edhe fëmijët, këtë pastrim e kemi bërë privatisht jo komuna, era e keqe, pisllëqe shumë, mushkonja sa të duash. Vërshimet i përjetuam një herë, së dyti s’di ku do na çon”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Dy pika shi me ra mbushet nga dyja anët me ujë, unë afër jetoj. Këta sa herë që vijnë na premtojnë se do ta rregullojnë, asgjë. E nisën një herë deri qaty dhe e lanë, veç po na gënjejnë asgjë nuk bëjnë, andej nga ana e tyre gjithçka kanë rregulluar, nga ana jonë asgjë”, theksoi njw tjetwr qytetar.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Avdulla Ibishi tha se pushteti qendror dhe ai lokal duket se nuk e ka në listën e prioriteteve ndërtimin e këtij kanali. Premtimi i fundit që i kanë vizituar në fushatën e zgjedhjeve të fundit lokale ishte se fillimisht do u ndërtohet çerdhja dhe sheshi, kurse për kanalin i kanë thënë se do duhen mjete të sigurohen nga Ministria e Ekologjisë.

“Hasanbegu bojkoton, nuk pranon asnjë parti se po e shihni edhe vetë si ka mbetur kanali, prej viteve 90’ta deri më sot ka mbetur njësoj. Nëse nuk marrin masa Hasanbegu bojkoton gjithçka, thotë populli”, tha Avdulla Ibishi, Kryetar i Bashkësisë Lokale “Hasanabeg”.

Kryetari i Komunë së Gazi Babës, ishte i pakapshëm për mediat të sqaroj se kur do nis betonimi i koritës. Në fillim të gushtit bëhen 6 vite nga vërshimet në rajonin e Hasanbegut të Shkupit. U mbytën 22 persona, ndër ta edhe një vajzë 1 vjeçare që nga ajo ditë ende rezulton e zhdukur.

Ndërsa dëmet e shkaktuara nëpër shtëpi dhe të mbjella bujqësore, kapën shifrën e miliona eurove. Ekspertët kishin konstatuar disa lëshime nga mos pastrimi i koritave të ujërave atmosferike në të gjithë rajonin e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu