Restoranti i Lionel Messit ofron ushqim dhe pije falas për personat në nevojë

Një restauruan i familjes së superyllit argjentinas Lionel Messi ka dhuruar ushqim falas dhe pije për personat e pastrehë në vendlindjen e tij në Rosario.

Argjentina është duke kaluar në një periudhë të vështirë me mot shumë të ndryshuar dhe një situatë të pasigurt ekonomike, gjë që ka detyruar shumë persona të shfrytëzojnë rrugët për të fjetur, transmeton portali arbresh.info.

Për t’i ndihmuar që të përballen me këtë krizë, restoranti me emrin VIP iu ka ofruar ushqim të ngrohtë dhe pijeve shumë personave në nevojë.

Restoranti ka për qëllim të vazhdojë këtë edhe për dy javë deri sa të përmirësohet gjendje.

“Ne jemi duke dhënë kafe, pije të ftohta dhe madje edhe venë tek disa persona”, ka thënë Ariel Almada, menaxheri i restauronit.

“Shumë njerëz kanë ardhur dhe janë respektuar shumë”

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në 15 ditë, çdo natë mes orës 7:00 dhe 9:00 pasdite”

Restoranti ka në plan gjithashtu për të mbledhur disa rroba në mënyrë për t’i ofruar atyre që janë në nevojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu