Revizioni: Borxhi i Maqedonisë së Veriut është rritur për 652 milionë në vitin 2021

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut në revizionin e kryer për Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, ka konstatuar rritje të borxhit publik, ndërsa ka konstatuar që janë paguar 183 milionë euro për lehtësimin e pasojave nga kriza energjetike dhe shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2021, deficiti buxhetor, si dhe shlyerjen e borxhit, u financuan me mjete të siguruara nëpërmjet huamarrjes nga burime të huaja dhe vendase”, deklarojnë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Revizioni sqaroi që të gjitha hyrjet nga huamarrjet e jashtme kapin vlerën e 57.6 miliardë denarëve, ndërsa huamarrja në vend arrin vlerën e përgjithshme prej 23 miliardë denarëve.

“Revizorët në drejtim të rritjes së nivelit të arkëtimit të detyrimeve publike, sugjeruan nevojën për rritjen e numrit të kontrolleve, si dhe numrit të inspektorëve tatimorë dhe kontrollorëve tatimorë, duke pasur parasysh se efekti i zbatimit të kontrolleve rezulton me rritjen e të ardhurave në Buxhetin e RMV-së”, deklarojnë nga Revizion.

Raportohet që shpenzimet totale të Buxhetit Themelore të RMV-së për gjithë vitin 2021 kapin blerën 211 miliardë denarë, apo 5 % më shumë se viti paraprak. Deficiti buxhetor i regjistruar në vitin 2021 ishte 5.4 e BPV, e cila tejkalon përqindjen e projektuar prej 3.2 %.

“Pjesa e mjeteve nga Buxheti Themelor i RMV-së për mbulimin e deficitit aktual të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor për pagesën e pensioneve në vitin 2021 është 29 % dhe në krahasim me vitin 2020 është rritur për 3 %. Struktura e burimeve të fondeve për pensione ende tregon nevojën për mbështetje financiare të Fondit për pagesën e pensioneve në shtet me mjete nga Buxheti i RMV-së”, konstatoi Revizioni.

Në raport theksohet që borxhi publik në Maqedoninë e Veriut prej 31.12.2020 deri 31.12.2021 është rritur për 652 milionë euro, ndërsa në raport me BPV-në është 60.8 përqind.

Raportohet që në dhjetor të vitit 2021, nga gjithsej 81 komuna, 12 kanë punuar me llogari të bllokuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu