Revoltohet Getinjo: ‘Më bëni bllok nëse pëlqeni këtë banore në BBVK’

Reperi nga Kosova, Getinjo ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” në edicionin e kaluar. Por mesa duket këngëtari e ndjek shpeshherë edhe edicionin e dytë të tij.

Ditën e djeshme ai ka postuar në Instastory një video TikTok-u ku po debatonte Ilirjana me Edonën.

Getinjo jep qëndrimin e tij në lidhje me situatën si më poshtë:

“Shumë e matur Ilirjana dhe shumë me kulturë. Në TikTok e pashë rastësisht këtë video. Kjo Edona definitivisht është pasqyrë e tmerrshme e njeriut në fjalor.”

Në videon pasardhëse në Instastory ai iu thotë ndjekësve të tij që mos ta ndjekin më nëse mbështesin Edonën.

Të shumta ishin edhe replikat e fansave që mbështesin Edonën, që reperi vendosi të publikojë disa prej tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu