Ballina Aktuale “Revolucioni Laraman” nesër në protestë përpara Gjykatës për mbështetje të Pavle Bogoevskit

“Revolucioni Laraman” nesër në protestë përpara Gjykatës për mbështetje të Pavle Bogoevskit

“Revolucioni Laraman” u bën thirrje qytetarëve, që nesër në ora 10:45, të vijnë përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe t’i jepet mbështetje aktivistit, Pavle Bogoevski, njofton Portalb.

Në njoftimin e ngjarjes në rrjetin social “Facebook”, shkruhet se Bogoevski ngarkohet për, “pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale”.

“Një për të gjithë, të gjithë për një! Nesër në ora 10:45 do të jemi së bashku me bashkëluftëtarin tonë Pavle Bogoevski, përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ju bëjmë thirrje që të na bashkëngjiteni. Vazhdojnë trysnitë ndaj njerëzve që kanë protestuar çdo ditë kundër këtij regjimi. Vazhdojnë që të gjykohen personat që e kritikojnë pushtetin, përderisa kriminelët shëtisin të lirë, shkatërrojnë dëshmi dhe gjurmë nga veprat kriminale”, shkruhet në status – njoftimin, transmeton Portalb.

Nga “Revolucioni Laraman”, thonë se kjo është padia e parë penale për ngjyrosjen e simboleve kriminele të regjimit në Shkup, dhe sipas tyre, është edhe një tentativë që Prokuroria dhe gjyqësori nga defteri i Gordes të ndajë drejtësi selektive.

“Pavle do të mund ta gjykoni vetëm kur Gruevski do të ulet në bankën e të akuzuarve në seancën fqinje, përpara Gjykatës së vërtetë, të pavarur dhe të paanshëm! Deri atëherë, nëse nuk a drejtësi, nuk ka qetësi!”, thuhet në kumtesë. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu