Rexhepi: Mickoski pasi dështoi shkoi në Hungari për instruksione të rreja, partnerët shqiptarë të mbushen me mend

Ditën e sotme kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kastriot Rexhepi në rrjete sociale, duke u shprehur se Mickovski ka shkuar të marrë instruksione ngaqë ka dështuar deri tani.

Në vazhdim postimi i plotë i Rexhepit:

“Paska shkuar të marë instruksione të reja Mickovski se dështoi deri më tani…
Partnerët shqiptarë që me entuziazëm të madh flisnin se duhet bërë qeveri me të dhe levicën tani po reterojnë këto ditë me deklarata. Uroj që mos jetë efekti i temperaturave të larta por të jenë mbushur me mënd dhe mos hynë në egzibicione në të ardhmen ashtu si në Nëntor 2021.
Tani parashtrohet pyetja kush kë tradhtoi me shumicën e re që deshën ta bëjnë
#kohailaçpërçdogjë”, përfundon ai./ Infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu