Ri-formatimi i Qeverisë, Lube Boshkovski në vend të Ramiz Merkos?

Edhe përkundër paralajmërimeve, ende nuk janë bërë hapa konkret në drejtim të riformatimit të Qeverisë. Burime të Alsat-M brenda Qeverisë thonë se nuk ka ndonjë afat të caktuar për emërimet e ministrave dhe plotësimin e vendeve vakante në ekzekutiv.

Ndërkaq kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela këmbëngul se emrin e ministrit të shëndetësisë do ta propozoj vetë ai. Jozyrtarisht Alsat mëson se emrat më të lakuar janë ai i Vullnet Feratit nga Tetova dhe Asim Izairit që vjen nga Gostivari.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe rokada e ministrive. Përfolët që Lube Boshkovski të marr postin e ministrit pa resor, që drejtohej nga Ramiz Merko. Por e gjithë kjo pret epilogun e takimit të liderëve që do të mbahet pas kthimit të kryeministrit Zoran Zaev, nga Sllovenia ku po qëndron në udhëtim zyrtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu