Rihanna e quan Trumpin “derr amoral” për shkak të urdhrit ndaj vendeve myslimane

Këngëtarja e famshme Rihanna i është përgjigjur urdhrit të presidentit Donald J. Trump për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane, pasi sipas tij kjo është mënyrë më e mirë për parandalimin e hyrjes së terroristëve në SHBA.

Ky urdhër ka shkaktuar shumë bujë në SHBA, ku plotë qytetarë kanë dalë që të protestojnë në aeroportet kryesore të tilla si aeroporti i New Yorkut, JFK, dhe i Chicagos, O’Hare International.

Shumë yjet nga bota e muzikës përmes Twitterit kanë shprehur zemërim dhe neveri ndaj urdhrit të presidentit të ri të Amerikës, i cili është betuar të premten e kaluar (20 janar), transmeton Koha.net.

Ndër këta yje, edhe këngëtarja e famshme Rihanna është shprehur në lidhje me këtë urdhër.

“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”, ka shkruar Rihanna në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu