Rikthehet basketbolli shqiptar, vjen përgjigjia e shumëpritur nga Ministria

Lajm i mirë për basketbollin shqiptar. Autoritetet shtetërore kishin vendosur mbylljen e të gjithë lojërave me dorë për shkak të pendemisë. Drejtuesit e FSHB i kërkuan Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale leje për nisjen e sezonit të ri.

Përgjigjia ka ardhur dhe është pozitive. Ekipet mund të rikthehen në parket, teksa duhen zbatuar me përpikmëri masat e distancimit social dhe masat higjieno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.

Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr. 3 Prot, datë 11 Janar 2021, të regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr. 149 Prot, datë 12.01.2021, me lëndë: ‘Kërkesë për vëmendje dhe mbështetje të posaçme, për Federatën Shqiptare të Basketbollit’, ju bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve të respektohen masat e distancimit social si dhe masat higjieno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin“, lexohet në shkresën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu