Ka qenë një vendim i koordinuar ai i qeverisë shqiptare sot për të shpallur “non grata” dy diplomatë rusë. Vendimi erdhi pas atij të SHBA-ve, e cila shpalli “non grata” plot 60 diplomat rusë, ndërsa u pasua nga vendet e tjera të NATO-s si Gjermania, Çekia, Franca, Polonia, etj., shkruan Albeu.com.
Janë plotë 16 vende të NATO-s ato që janë pozicionuar kundër Rusisë pas helmimit me gaz nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury të Anglisë.
Vendet perëndimore e kanë cilësuar një shkelje të sovranitetit territorial të Anglisë sulmin ndaj Skripal duke akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për këtë gjë.
Kjo është kriza më e madhe mes perëndimit të Rusisë prej disa dekadash duke bërë që mjaft diplomatë të njohur t’a cilësojnë si rikthim të Luftës së Ftohtë. /albeu.com/










