Rilindja, parti në Francë

Eufemizmi politik i qeverisjes së Ramës – Rilindje – do jetë parti politike në Francë. Dhe është fjala pikërisht për forcën e Macron-it, me tjetër kryetar.

Anëtarët e saj u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, paralajmëroi Macron, tashmë president nderi i “Rilindjes”, i cili mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj, por ajo fitoi 42% të votave. Domethënë 2.6 milionë vota më shumë se raundi i dytë i 2017-ës.

Më herët, Rilindja quhej Republika në Lëvizje.

Ish-bashkëpunëtori i Macron-it, 37-vjeçari Stefan Sežurne u zgjodh në krye të partisë.

Në muajin prill, Macron u kërkoi të gjitha partive të mazhorancës presidenciale të themelojnë një lëvizje të madhe politike, pavarësisht dallimeve të tyre të vogla ideologjike.

Ai e bëri këtë thirrje mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe me sytë e orientuar drejt zgjedhjeve legjislative të qershorit.

Partia e tij humbi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare në ato zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu