Rinovimi i Sergio Ramos me Real Madrid, Perez ultimatum kapitenit

Real Madrid e pret një finale nesër (16:15) përballë Atletico Madrid në “Wanda Metropolitana”. Ekipi i Diego Simeones kryeson me 5 pikë dhe një ndeshje më shumë se “armiqtë” e të njëjtin qytet, teksa fitorja është alternativa e vetme për “Los Blancos”.

Ndërkohë, Sergio Ramos është një çështje që shqetëson Realin. Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po rinovon. Presidenti Florentino Perez i ka afruar mbrojtësit zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, me opsionin edhe për vitin e dytë.

Ofertë që nuk e gëzon 34-vjeçarin, i cili ka gati një ofertë 3-vjeçare nga PSG. Marca raporton se pavarësisht raportit shumë të mirë mes Perez dhe Sergio Ramos, ky i fundit ka kohë deri në fund të muajit mars për të dhënë një përgjigje.

Nëse nuk pranon rinovimin, atëherë do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe Reali do të niste menjëherë sulmin për David Alaba. Ramos është pjesë e “gjigantit” spanjoll prej vitit 2005 dhe tifozët urojnë që ai të mos largohet nga skuadra e tyre e zemrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu