Një punëtor që ishte angazhuar në renovimin e një shtëpie në Florida, mbeti i habitur kur zbuloi një dhomë të fshehtë në kulmin e garazhit.
Videoja e realizuar gjatë muajit të kaluar, shfaq një burrë i cili pretendon se ishte dërguar në këtë shtëpi në Florida për ta riparuar, e në veçanti sistemin e ajrit të kondicionuar. Por, derisa po kryente punimet në disa kanale, gjeti diçka shumë të çuditshme, transmeton Telegrafi.
“Pasi fillova të kryej disa inspektime, hasa në një copë muri që nuk ishte i njëjtë sikurse tjerët. E shtyva murin dhe zbulova një dhomë të fshehtë, në të cilën gjendej një tepih dhe ndërprerësi i dritës. Nuk kishte çelës nga ana e jashtme, por vetëm nga brendësia, dhe aty e kuptova se nuk ishte bërë për ta burgosur dikë, por shërbente si strehë”, ka deklaruar ai.
Në dhomën e fshehtë kishte sistem për ajrosje, muret të veshura me dru, tepihë, ndërprerës për drita dhe kabllo, dhe madje një tualet të improvizuar.
Në kulmin e garazhit ishin edhe disa gjësende tjera, kurse në muret e saj ishin varur edhe dy palë targa të veturave.
Ky punëtor ka dokumentuar të gjithë këto pretendime të tij me kamerë, kurse pasi e shpërndau videon në rrjetet sociale, e kuptoi se në këtë “dhomë” kishte jetuar një i ri me iniciale R.J si dhe nëna e tij D D Moore, e njohur si vrasëse gjakftohtë.
Në vitin 2012, ajo ishte dënuar për vrasjen e Abraham Shaekspeare, fituesit të lotarisë, kurse besohet se në këtë dhomë të fshehtë ajo ishte fshehur nga policia për vite të tëra.
Abraham Shaekspeare ka qenë punëtor fizike që kishte fituar në lotari rreth 30 milionë dollarë në vitin 2006. Sipas këtij punëtori, targat e veturave në mur kanë konfirmuar që shtëpia i përkiste atyre. /Telegrafi










